Zëvendës kryeministrja Carovska në takim me esnafin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Shkup, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Mbi 5.200 zejtarë janë përkrahur që ta tejkalojnë krizën e shkaktuar nga pandeMEDIAL me koronavirusin Kovid-19 me masën për subvencionimin e rrogës minimale në muajt prill dhe maj, potencoi zëvendës kryeministrja për çështje ekonomike, Milla Carovska pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e esnafit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe vizitës nëpër dyqane në çarshi, së bashku me kryetarin e Shoqatës së esnafit, Bejto Morina.

Në takimin me zejtarët, siç tha Carovska, u bë fjalë për sfidat, me të cilat ballafaqohen zejtarët gjatë krizës, por edhe për sfidat e përgjithshme të dyqanxhinjve, të cilët punojnë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

“Çarshia është shpirti i Shkupit dhe jep ndjenjë të posaçme, kur lëvizni në të. Realizova edhe takim me dyqanxhinjtë, të cilët kanë shprehur falënderim për përkrahjen nga ana e Qeverisë, për subvencionimin e rrogës minimale për të punësuarit në kushte pandemie, ndërsa e kanë shporehur edhe mendimin e tyre se përkrahja duhet të vazhdojë edhe më tej nëse kriza vazhdon më tutje”, tha Carovska.

Qeveria, potencoi ajo, si edhe deri tani, ashtu edhe prej tani, drejtpërdrejtë me palët e involvuara, në këtë rast esnafin nga çarshia, do të vazhdojë t’i shqyrtojë mundësitë për përkrahjen e tyre.

Kryetari i Shoqatës së esnafitnë Çarshinë e Vjetër të Shkupit tha se kanë marrë ndihmë për të gjithë të punësuarit, përmes masës për rrogë minimale.

“Ato mjete na ndihmuan sa-aq të rregullohet kjo situatë, pasi nëse nuk ishte ajo ndihmë nga qeveria, deri tani të gjithë të punësuarit do të largoheshin nga puna. Krahas kësaj, kemi biseduar edhe për probleme të tilla, projekte dhe për punë tjera në të ardhmen, pasi nuk dimë sa do të zgjatë kjo pandemi. Kërkojmë ndihmë që të mund ta përballojmë këtë krizën dhe të dalim prej saj sa më lehtë”, tha Morina. bsh/