Zemaj: S’ka tolerancë, qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta, asgjë të mos i lihet rastit

Zemaj tha se të gjithë ata që hyjnë në territorin e Kosovës, duhet të respektojnë masat e dhëna nga IKSHPK-ja dhe nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton lajmi.net.

I pari i Shëndetësisë në vend deklaroi se gjatë ditës ka qëndruar në pikën kufitare në Merdare, për të parë nga afër respektimin e masave anti-COVID.

”Organet e rendit bashkë me doganierët, në pikën kufitare në Merdare, po bëjnë punën e vet shumë mirë. Inkurajoj qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta, asgjë të mos i lihet rastit.Nuk ka tolerancë ndaj neglizhencës!”, shtoi Zemaj./Lajmi.net/