Zemaj nga Lipjani: Parandalimi i infektimit është rruga më e mirë për ta mundur virusin e rrezikshëm

Ai tha se kjo vizitë është zhvilluar për të përcjellë mesazhin e kujdesit të MSh-së, për të gjithë, në të gjitha institucionet e vendit.

Zemaj deklaroi se përkujdesja shëndetësore në qendrat korrektuese, në kohë pandemie, është mjaft shqetësuese, transmeton lajmi.net.

Por ai tha se falë zbatimit të masave nga ana e punonjësve të Shërbimit Korrektues, në bashkëpunim dhe mirëkuptim të familjarëve të të burgosurve, numri i infektimeve me COVID-19 është shumë i vogël.

I pari i shëndetësisë tha se parandalimi i infektimit është rruga më e mirë për ta mundur virusin e rrezikshëm.

Postimi i plotë:

Vizita në Qendrën Korrektuese dhe Edukative në Lipjan, takimi me drejtorin e Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçin, dhe Drejtorin e Shëndetësisë në Burgje, Milazim Gjocin, është zhvilluar për të përcjell mesazhin e kujdesit të Ministrisë së Shëndetësisë për të gjithë, në të gjitha institucionet e vendit.

Përkujdesja shëndetësore në qendrat korrektuese, në kohë pandemie, është mjaft sfiduese. Por, duke iu falënderuar zbatimit të plotë masave për pengimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19, nga ana e punonjësve të Shërbimit Korrektues në bashkëpunim dhe mirëkuptim të familjarëve të të burgosurve, infektimet janë shumë të vogla.

Uroj që masat e ndërmarra në pajtim me situatën, do të ruajnë dhe mbrojnë edhe më tej të gjithë të burgosurit, në veçanti gratë dhe të miturit.

Parandalimi i infektimit është rruga më e mirë për ta mundur virusin e rrezikshëm.

Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar të mbështesë shërbimet shëndetësore në burgje për të garantuar trajtim të barabartë me qytetarët tjerë të vendit.

Bashkë ia dalim!