Zëdhënësi i Barcelonës e konfirmon interesimin e Bayern Munichut për Coutinho

në kategorine Sport

Bayern Munich ka shprehur interesimin për ta afruar në skuadër Philipe Coutinho në këtë afat kalimtar por nuk është arritur ndonjë marrëveshje me Barcelonën, ka thënë zëdhënësi i kësaj skuadra sot (e marte)

Coutinho erdhi në janarin e vitit 2018 në Camp
Nou si njëri prej plejmejkerëve më të mirë në Premier Ligë me ekipin e
Liverpool.

Por, tani konsiderohet tepricë në skuadrën katalunase,
derisa është në treg dhe për nënshkrimin e tij ka shprehur dëshirë Bayern
Munich të cilët nuk e kanë më James Rodriguezin, i cili kaloi dy sezoni në
huazim tek ta.

“Ka pasur interes nga FC Bayern, por nuk kemi
marrëveshje. Kjo është e tëra çfarë mund të them në këtë moment”, ka thënë zëdhënesi
i Barcës për Goal dhe Spox kur është pyetur për ndonjë kalim të Coutinhos në
Bavari.

Por, kalimi i brazilianit në Bavari varet shumë
edhe nga ndonjë marrëveshje e Barcelonës për Neymar me PSG, pasi që francezët
po ashtu kanë shprehur interesim për Coutinhon.

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.