Zbulohet orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve

Sezoni i ri i Ligës së Kombeve do të fillojë në shtator të këtij viti.

Kombëtarja e Kosovës pas suksesit të madh në Ligën D, ka fituar promovimin në Ligën C, dhe është në grup të njëjtë me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

‘Dardanët’ ndeshjen e parë e zhvillojnë më 3 shtator, në udhëtim ndaj Moldavisë, ndërsa tre ditë më vonë, në ‘Fadil Vokrri’ presin Greqinë.

Më 10 tetor, në ‘Fadil Vokrri’ zbarkon edhe Kombëtarja e Sllovenisë.

Në raundin e katërt dhe pestë, Kosova udhëton në Greqi dhe Slloveni, ndërsa xhiron e fundit, në Prishtinë pret Moldavinë.

Image