Zbulohen pagat te skuadra e Juventusit, dallim i madh mes CR7 dhe Pirlos

Andrea Pirlo i ka kursyer miliona euro Juventusit, duke pranuar punën e trajnerit me një pagë shumë të vogël.

Trajneri italian ka zënë vendin e Maurizio Sarrin te Juventus, dhe ka pranuar një kontratë prej 1.6 milionë funte.

Kjo është mësuar pas zbulimit të pagave te skuadra e Juventusit.

Sigurisht që më i paguari është Cristiano Ronaldo, që fiton 28 milionë funte në sezon, i ndjekur nga Matthijs de Ligt, me vetëm 7.2 milionë funte.

Renditja vazhdon me Gonzalo Higuain, Miralem Pjanic dhe Paulo Dybala.

Pirlo renditet krejt në fund, duke lënë pas tij vetëm tre futbollistë.

Pagat te skuadra e Juventusit:

Image
Image