Zaim Thaçi: Ende nuk dihet burimi i tri infeksioneve të reja me COVID-19 në Podujevë

Në Podujevë sonte tanë paraqitur tri raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Zaim Thaçi thotë se këto rezultate kanë dalë nga testimi i 19 mostrave të dyshuara.

Ai thotë se njëri rast është paraqitur në Podujevë ndërsa dy tjerat në fshatin Revuq të kësaj komune.

“Nuk e dimë me saktësi nga vijnë burimet e infeksionit por për ne janë raste të reja”, tha ai.

Thaçi thotë se ka pasur raste edhe nga institucionet publike që kanë qenë të prekur me coronavirus por sipas tij në përgjithësi është menaxhuar mirë situata nga komuna.

Në Podujevë numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 35 ndërsa njëri nga ta ka humbur jetën në përballje me virusin.