Zaevi në 24 Analizë: Bashkë me rritjen e pagave do të stimulojmë edhe rritjen e produktivitetit

Shkup, 10 korrik 2020 (MEDIAL) – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sonte ishte mysafir në debatin ekonomik 24 Analizë në TV24, bashkë me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha dhe profesorin universitar Borçe Trenovski.

“Në mars kishim pagë mesatare prej 27.206 denarë. Nëse mundëm që për dy vjet e gjysmë, jo për 4, për 5.000 denarë ta rrisim pagën, prej 22.300 denarë në vitin 2017 para se të vinim në pushtet, deri 27.206 denarë në muajin mars 2020, ato janë 5.000 denarë. Për 4 vite 3.000 denarët shtesë deri 30.000 denarë absolutisht po arrihen. Ky është premtim i realizuar sepse për dy vjet e gjysmë është aq. Paga minimale është vetë dëshmi se po realizohen premtimet, ishte 9.000 denarë, e rritëm në 12.000 denarë, ndërsa pastaj edhe në 14.500 denarë. Opozita akuzonte se do të largohen punëtorët dhe se do të mbyllen fabrikat, por jo kjo nuk ndodhi. Ne folëm me odat ekonomike, me firmat, me sektorin e biznesit, punëdhënësit përgjatë dialogut me ta i rritëm pagat. Biznesi tani ka punëtorë më të motivuar, në kushte të mungesës së fuqisë së kualifikuar të punës, për shtetin është njëjtë mirë sepse po rritet konsumi privat”, ndërsa Qeveria po mbetet të punojë si servis”, tha Zaevi.

Në pyetjen e cila kishte të bënte me përgatitjen e programit ekonomik të LSDM-së kryetari Zaev tha se bëhet fjalë për dokument shumë profesional dhe të vlefshëm i cili është përgatitur në konsultim me odat, sindikatat, profesorët universitarë dhe të gjitha palëve të prekura dhe si i tillë e pasqyron agjendën e ardhshme ekonomike të Qeverisë së re të kryesuar nga LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi”.

“Pajtohem se duhet ta stimulojmë rritjen e pagave, por kjo duhet të shkojë bashkë me ngritjen e produktivitetit. Pse? Që të jemi më konkurrues në tregjet evropiane dhe botërore. Nëse e shihni se sa është produktiviteti ynë me vendet tjera, ja bujqësinë do ta marr si shembull, jugun e Italisë, Spanjës, Turqisë ku shesim produkte të njëjta, verë, rrush, perimekultura, ato kushtojnë më pak. E mora shembull bujqësinë, por ashtu është në tekstil dhe veprimtari të tjera. Ne duhet të punojmë me punëtorët dhe punëdhënësit, kur shkojmë në një strategji të tillë shtetërore, ndërsa ne do ta vazhdojmë si qeverisje nëse e fitojmë besimin, vetëm në konsensus me ta, që të kenë produktivitet shtesë dhe konkurrencë të prodhimtarisë së tyre, ndërsa interesi nga të ardhurat e rritura të qytetarëve do të jetë edhe në rritjen e konsumit të produkteve vendore”, tha Zaevi. fc/