ZAEV: Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut, argumenteve, qëndrimeve dhe programeve, e jo me shantazh

/

Zgjidhjet duhet të barten përgjatë dialogut, argumenteve, qëndrimeve, programeve, kuadrove dhe përcaktimeve.  Shantazhe nuk guxon të ketë sepse hidhërimin nga sjellja e tillë qytetarët do ta ndjejnë dhe kjo do të lë gjurmë, tha sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a frikohet se ndoshta propozimi i BDI-së për kryeministrin shqiptar do të diskutohet dhe do të marrë mbështetjen e të gjithë të pranishmëve në takimin e sotëm të cilin e inicoi Ali Ahmeti me liderët partiakë shqiptarë, Zaevi theksoi se ideja e tillë, sipas informacioneve, nuk do të jetë një nga temat e takimit.

“Secili ka të drejtë të vendosë se si mendon. Mua më vjen mirë kur e pash rendin e sotëm të ditës, në të nuk ka një gjë të tillë dhe me të vërtetë  kjo dërgon porosi pak më përgjegjëse nga ajo që e kisha unë si perceptim, ndërsa sipas gjitha gjasave edhe shumica e qytetarëve. Bisedohet që të bëhet rekapitullim në tryezën e rrumbullakët nga mbajtja e fundit e deri më tash, bisedohet për tema të rëndësishme për shtetin. Nuk pashë pikë e cila ishte publikuar dje nga ata që thirrin, e ato janë BDI, se ka një çështje të tillë”, tha Zaevi.

Sipas tij, asgjë që është e dhunshme nuk sjell qëndrueshmëri dhe rezultat.

“Askush nuk është i detyruar që të shantazhohet. Mua më vjen mirë që edhe ashtu bisedimet po vijojnë, jo përgjatë shnatazheve, por me mirëkuptim të ndërsjellë dhe argumentim të qëndrimeve dhe politikave. Nëse qytetarët e ndjejnë hidhërimin se dikush është i shantazhuar, Ahmeti, Zaevi, Mickovski, Kasami, Sela,…kjo do të lë gjurmë. Këtë nuk guxojmë ta lejojmë. Shantazhe nuk guxon të ketë, por argumente, qëndrime, programe, kuadro, përcaktime, këtu t’i gjejmë zgjidhjet”, potencoi Zaevi i cili sot e mori mandatin për formimin e Qeverisë nga presidenti Stevo Pendarovski.