ZAEV: Urime futbollistëve të Maqedonisë, urime edhe Kosovës për lojën e mirë

/

Futbolli është lojë, adrenalinë dhe shpirt ekipor. Golat janë vetëm numra në kalimin e 90-të minutave. Ndërsa fqinjësia e mirë është kujdes dhe respekt që duhet të zgjasin me vite, dekada dhe shekuj, ka shkruar sonte në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev duke ju uruar fitoren futbollistëve të kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesja e Maqedonisë e ka mundur sonte kombëtaren e Kosovës me rezultat 2:1 dhe është plasuar në finalen e plej- ofit në Ligën e kombeve dhe do të luftojë për plasman në Kampionatin evropian të vitit 2021.

“Urime fitoren futbollistëve tanë, krenaria jonë, ekipi jonë që ecë përpara drejt plasimit në Evropian! Urime edhe ekipit të Kosovës për lojën e mirë”, ka shkruar kryeministri në Fejsbuk.