ZAEV: Prioritet i yni mbetet zhvillimi dhe afirmimi i gjuhës maqedonase

/

Gjuha maqedonase sot është e njohur në tërë botën dhe veçantia e saj është e shkruar në letërnjoftimin e shtetit tonë, në familjen e madhe të popujve dhe të vendeve anëtare të KB-së. Si e barabartë me të gjithë gjuhët botërore, shfrytëzohet lirisht gjithkund në botë, tha kryeministri Zoran Zaev sot në Institutin “Kërste Misirkov” në hapjen e konferencës shkencore ndërkombëtare “Gjuha maqedonase – burim i hulumtimeve shkencore (në shtëpi dhe jashtë)” dhe porositi se me konferencat e tilla dërgohet porosi e fuqishme për kultivimin, afirmimin dhe përkrahjen e përdorimit të gjuhës maqedonase.

Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar që ta kultivojë dhe ta avancojë dhe për këtë shkak e shpalli 5 Majin për Ditë të gjuhës maqedonase, Drejtshkrimin e ka bërë të qasshëm për të gjjthë me vendimin që të shpallet në formë elektronike, filloi edhe iniciativa për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, ndërsa vazhdon ta përkrah edhe veprimtarinë botuese të Institutit, si dhe produksionin e numrit të madh të veprave letrare përmes Ministrisë së Kulturës

“Derisa ekziston gjuha maqedonase, do të ekzistojnë edhe maqedonasit. Derisa të ekzistojnë maqedonasit, do të ekzistojë edhe gjuha maqedonase. Këto të dyja nuk munden njëra pa tjetrën. Kjo është gjuha, e cila studiohet në 30 universitete në botë dhe sot vazhdon të studiohet. Dhe në fund, kjo është gjuha e nënës sime, mësuese në pension, e cila tërë shekullin e saj punues ka arsimuar dhe edukuar numër të madh të nxënësve”, tha mes tjerash Zaevi.

Ai tha se në nder të Bllazhe Koneskit, vitin e ardhshëm me rastin e një shekulli nga lindja e tij, data e lindjes së tij është regjistruar në Listën e UNESKO-s për shënimin e jubileve të rëndësishnme në botë gjatë vitit 2021.

Drejtoresha Elena Jovanova-Grujovska ndau falënderime për përkrahje morale dhe financiare për Institutin dhe i kumtoi aktivitetet e Ditëve të Hapura prej vitit të kaluar e deri sivjet, në kuadër të të cilave ishte edhe konferenca e sotme.