Zaev: Më 15 korrik do ta konfirmojmë dallimin

Shkup, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Më 15 korrik do ta konfirmojmë dallimin. Nga njëra anë është anëtarësimi në NATO, ndërsa nga ana tjetër është Pallati i bardhë. Nga njëra anë janë Brukseli dhe negociatat me BE-në, ndërsa nga ana tjetër janë Huntët, Belize dhe Subrata Roj. LSDM ofron kuadro që vendin e kanë dërguar në rrugë të dejtë, ndërsa VMRO-DPMNE i ofron njerëzit e Gruevskit. LSDM sjell aleanca, ndërsa VMRO-DPMNE ofron konflikte. Me LSDM-në është më sigurt, ndërsa me VMRO-DPMNE-në është rrezik. Këtë sot e ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në parkun Ibni Pajko.

Ai ka rikujtuar se pas një dekade stagnim, Maqedonia e Veriut është anëtarja e 30-të e NATO-s, ndërsa kemi edhe vendim me të cilën së shpejti fillojmë negociata për anëtarësim me BE-në.

“Anëtarësimi në NATO nënkupton se kufijtë tanë janë të sigurt. Siguria jonë është e garantuar. Kjo nënkupton edhe investime të reja, vende të reja të punës dhe paga më të larta për të gjithë. Ajo është qasje në treg prej 4 miliardë euro në vit, treg për kompanitë tona vendore. Kemi hyrë në NATO, mundemi edhe në BE. Anëtarësimi në NATO është biletë për BE. Këtë vit meritojmë fillimin e negociatave me Unionin”, tha Zaev.

Me qeverinë e re të udhëhequr nga LSDM, siç tha, “deri në vitin 2024 të hapim 80 për qind të kapitujve për integrim në BE”, ndërsa i pyetur lidhur me deklaratën e Sasho Dukovskit, avokatit të Bojan Jovanovskit i cili tha se ka marrë kërcënime se atij do t’i ndodhë diçka nëse flet për disa punë në Prokurori, Zaev ka thënë se detyrë e secilit, ashtu edhe avokatit të Bojan Jovanovskit është menjëherë të paraqesë atë, t’i ofrojë provat dhe të ngrejë hetim që të bartet përgjegjësi, nëse ka kërcënime të tilla. fab/

Изјава на Зоран Заев

Posted by MИА.mk on Петок, 26 јуни 2020