Zaev- Kurc: Ta sigurojmë të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

/

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot ka realizuar takim bilateral me kancelarin austriak dhe nikoqir i Samitit për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, Sebastian Kurc.

Siç ka bërë të ditur Pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe të Austrisë për Maqedoninë e Veriut dhe të ardhmen evropiane në mbarë rajonin dhe ka inkurajuar kancelarin Kurc të vazhdojë me angazhimin e veçantë që motivon qytetarët e vendeve kandidate të mbeten të fokusuar në qëllimet evropiane dhe njëherësh të nxit dhe rikujtojë vendet anëtare të përmbushin premtimet e tyre ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Është koha e fundit Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE-në dhe të intensifikojë evropianizimin e saj dhe rajonal përmes hapjes së kapitujve përmes negociatave e që është një nga konstatimet e bisedimeve”, theksohet në kumtesë.

Zaevi dhe Kurci në takim kanë shprehur kënaqësinë e rritjes së dukshme të investimeve austriake në Maqedoninë e Veriut dhe interesit të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe projekteve në sferat e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, infrastrukturës dhe shëndetësisë.