Zaev: Koalicioni “Mundemi” është fitues, kemi epërsi prej tre mandate me mundësi rritjeje

Shkup, 16 korrik 2020 (MEDIAL) – Koalicioni “Mundemi” është fitues i këtyre zgjedhjeve parlamentare, me epërsi prej tre deputetëve para VMRO-DPMNE-së, ndërsa me mundësi për një apo dy më tepër, u shpreh në konferencën e sontme për shtyp, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Mundemi edhe atë si. Populli im arritëm me përparësi stabile dhe bindëse për momentin me tre mandate përpara VMRO-DPMNE-së. Koalicioni ‘Mundemi’ është koalicioni fitues në këto zgjedhje parlamentare, më i madhi, më i fuqishmi… kjo është ‘Mundemi’”, tha Zaev.

Ai po ashtu theksoi se vullneti i popullit ka fituar dhe qytetarët kanë votuar për të një të ardhme të sigurt.

“Qytetarët dolën dhe votuan për të ardhme të sigurt, për bashkësi dhe solidaritet, për patriotizëm ekonomik, për rend dhe drejtësi. Qytetarët dolën dhe zgjodhën një më të mirë të sotme dhe një më të mirë të nesërme. Rruga përpara është e konfirmuar, rrezikut qartë i thamë ‘jo’”, deklaroi Zaev.

Ai tha se janë zhvilluar zgjedhje të cilët i kanë pasur hije një shteti anëtar të NATO-s, i cili synon BE-në. Në vlerësimin e tij për zgjedhjet shtoi se kanë qenë të ndershme, të lira, demokratike, të sigurta dhe bashkëkohore. fab/

Прес на СДСМ – Изјава Зоран Заев

Posted by MИА.mk on Среда, 15 јули 2020