ZAEV: Ka argumente serioze për mbajtjen e maskave në ambient të hapur

/

Ka argumente serioze për mbajtjen e masakve në ambient të hapur, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke apeluar që të respektohet mendimi i ekspertëve dhe të institucioneve.

Për masat që i propozon Komisioni për sëmundje infektive, ai thotë se ato në përqindje më të madhe nuk janë asgjë më ndryshe se masat që i ndërmarrin shtetet në botë.

“Shihni se numrat janë rritur. Debati dhe diskutimi janë pasqyrim i lirisë dhe unë e kuptoj, por në fund megjithatë peshë më të madhe ka debati ekspert dhe vendimet. Virusi rrin pezull, qëndron në sipërfaqe, gjatë lëvizjes e çojmë lartë. Të gjitha masat që janë propozuar dhe presin ndryshimin ligjor dhe masat që propozohen në mënyrë shtesë, nuk janë asgjë më ndryshe se masat që i propozon bota. Çështja është se deri ku vlerësojnë ekspertët se impakti prej tyre do të mundësojë të jetojë ekonomia”, tha Zaevi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas Konferencës shkencore ndërkombëtare “Gjuha maqedonase – burim i hulumtimeve shkencore (në shtëpi dhe jashtë)”.