ZAEV dhe AHMETI sot do t’i vazhdojnë bisedimet për koalicion qeveritar

/

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev  pas pranimit të mandatit  për përbërje  të qeverisë tha se sot do të ketë takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti që t’i vazhdojnë negociatat. Kumtoi se kanë sukses, në shumë aspekte, por edhe çështje të cilat ende  nuk janë mbyllur, ndërsa të cilat, siç tha,  çështje serioze. Për detajet, tha, nuk do të bisedoja sepse procesi negociues ashtu do të bëhet mediatik dhe nuk do të jetë në ndihmë.

“Përpiqemi t’i japim  të gjitha informatat  e mundshme  deri atje deri ku nuk do të prishim ç’farëdo lloj perspektive  të procesit  të suksesshëm negociues.  Por, menjëherë kur të kemi  sukses dhe një hap,  atë do ta kumtojmë. Gjithsesi, shpesoj në sukses për shkak të asaj që qytetarët na zgjodhën, na dhanë udhëzime  se kush me cilin do të  negociojë dhe rendi duhet të respektohet. Në demokraci- qytetarët tregojnë  se kush me kë duhet të ulet së pari t’i bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme.  Por, siç thashë, opsionet ekzistojnë. Në fund të ditës, vendi ynë Republika e Maqedonisë së Veriut  duhet të formojë qeveri, sa më shpejtë, që të mund të përfshihet  me sfidat e pandemisë, por edhe ndërkombëtare, mendoj se procesi  negociues me BE-në, procesi berlinas i cili vijon etj”, deklaroi Zaev  duke u përgjigjur  në pyetjen e gazetarëve.

Tha se  sipas   përcaktimit  kushtetues  pas ndarjes së mandatit  në afat prej 20 ditëve  duhet të bëhet përpjekje  për formim të qeverisë  dhe pikërisht këto 20 ditë, siç tha, “janë mejdani jonë  të arrijmë  të formojmë qeveri, ndërsa me atë të sigurojmë  edhe shumicë parlamentare  të paktën prej 61 deputetëve”.

“Gjithsesi për qeveri stabile kjo do të thotë çdo numër më shumë i cili do të mbështesë program, kuadro, kandidatë do të ishte serioz, garancion i madh për stabilitet të Qeverisë. Ambicia jonë është katër vjet,  sepse presim  që pas anëtarësimit në NATO,  negociatat me BE-në, e rëndësishme është për delegacionin dhe të gjithë profesionistët e BE-së me  të cilët do të negociojmë  ta dinë se kanë parashikueshmëri  me katër vjet,  por para se gjithash  dhe mbi të gjitha e rëndësishme është për ekonominë vendore,  për sektorin afarist dhe qytetarët. Kjo do të na vendosë në gjendje  si shtet  të kemi vetëm një parë zgjedhje,  ato janë zgjedhjet lokale në vitin 2021,  në vitet 2022 dhe 2023 nuk kemi zgjedhje, në vitin 2024 janë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Realisht, kemi mejdan të shkëlqyer për punë”, theksoi Zaev.