XHAFERI ka nip, sot nuk ka vazhdim të seancës konstitutive

/

Në Kuvend sot nuk do të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të përbërjes së re parlamentare të paralajmëruar dje nga kryetari Talat Xhaferi.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit informojnë se kryesuesi i seancës konstituive për shkaqe objektive familjare, nuk do ta caktojë sot vazhdimin e seancës dhe se kur do të kenë informacion shtesë rreth seancës do të informojnë. Në profilin e tij në Fesjbuk, ai njoftoi mbrëmë se ka nip nga vajza.

Xhaferi dje deklaroi se i ka udhëzuar shërbimet parlamentare që të përgatisin vazhdim të seancës konstitutive, por seanca nuk u paralajmërua në ueb faqen e Kuvendit. Ai tha se pasi presidenti Stevo Pendarovski ia jep mandatin Zoran Zaevit për të formuar qeveri, do të thotë që lideri i LSDM-së e ka shumicën. Ai tashmë i ka njoftuar koordinatorët e partive në Parlament për këtë.

Talat Xhaferi mbrëmë në profilin e tij në Fesjbuk publikoi se ka nip nga vajza.

“Jemi të bekuar dhe shumë të lumtur pas lajmit se vajza Besjana e solli në botë nipin tonë, Frashërin! Të dy janë mirë, neve na mbetet të gëzohemi për momentet e bukura”, ka shkruar Xhaferi në FB.

Urim për nipin mori edhe nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili sot në mesditë duhet ta marrë mandatin për të formuar qeveri nga kreu i shtetit, Stevo Pendarovski.