VV në Drenas shpall zgjedhjet e brendshme, kryetari Elezi jep detaje

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas ka shpallur zgjedhjet e brendshme, njëjtë sikurse në komunat tjera.

Kryetari i Zyrës së VV-së në Drenas, Shemsi Elezi ka njoftuar se nga java e ardhshme do të mbahen zgjedhjet në nivelin e parë në Pika dhe do të përfshihen të gjitha vendbanimet, fshatrat e lagjet e qytetit për të nxjerr strukturat e reja në organet e VV.

Statusi i plotë i Elezit:

Të dashur qytetarë të Drenasit,

Aktivistë e Anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! , siç dhe jeni njoftuar, VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme nga do të dalin strukturat e reja, duke filluar nga niveli i parë organizativ: Pika, për të vazhduar në Qendër si niveli i dytë e deri të niveli i tretë organizativ.

Drenasi dhe VETËVENDOSJE! tani si asnjëherë më parë janë ngushtë të lidhur mes veti.

Deri te kjo lidhje është dashur të kalohet në situata e rrethana nga më të ndryshmet ,me kontributin e secilit.

Përballja me dukuritë negative të cilat janë shkaktuar gjatë këtyre viteve nga ata që mbajtën pushtetin e keqqeverisen nuk ishte e lehtë.

E tëra kjo rrugë filloi e vazhdoi duke u bërë më e lehtë duke iu falenderuar aktivistëve ne qëndrushmërinë dhe afërsinë me qytetarë, denoncimin e veprimeve të dëmshme të shkaktuara nga pushteti një partiak.