Vula: Kryetari i ri i KQZ ka falur të akuzuarin për krime luftë në Pejë, Milorad Zajicin

Zani Vula nga shoqëria Civile ka reaguar pas emërimit të Kreshnik Radoniqi, në krye të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, nga kryetarja e shtetit Vjosa Osmani, duke theksuar se Radoniqi kishte falur të akuzuarin për krime lufte, Milorad Zajic.

Vula ka shkruar në Facebook, se gjatë kohës kur Radoniqi ishte gjykatës në Pejë, i akuzuarin për krime lufte Milorad Zajic ishte liruar nga aktakuza për vepër penale i cili po gjykohej për ekzekutimin mbi 4 familje në Pejë.

Lirimi i Zajic kishte ndodhur me me 8 mars 2019.

“Milorad Zajiq, i akuzuar për krime lufte, është liruar me 8 mars 2019 nga aktakuza për vepër penale i cili po gjykohej për eksekutimin mbi 4 familje në Pejë. Si dhe krimet në fshatin Dush të Klinës.
E këtë kriminel e fali gjyqtari Kreshnik Radoniqi”, ka shkruar Vula.

Postimi i plotë:

Milorad Zajiq, i akuzuar për krime lufte, është liruar me 8 mars 2019 nga aktakuza për vepër penale i cili po gjykohej për eksekutimin mbi 4 familje në Pejë. Si dhe krimet në fshatin Dush të Klinës.
E këtë kriminel e fali gjyqtari Kreshnik Radoniqi.
Kreshnik, urime për pozitën e re si kryesus i KQZ.
Tash u bëtë ekip adekuat i qeverisë.