Volkswagen prodhon Touaregin e 1 miliontë (FOTO)

në kategorine Auto/Lajme

Volkswagen ka treguar se Touaregi i një milionët sapo ka dal nga linjat e prodhimit të fabrikës s saj në Bratislavë, Sllovaki.

Për të festuar këtë rast, VW ka prodhuar një version special të quajtur Touareg One Million, të cilit i janë shtuar tipare unike stivuese, shenja ekskluzive e një sërë pajisje të tjera shtesë, transmeton koha.net.

Touareg One Million ka lëkurë të qepur në formë diamanti, timon të ri nga lëkura e tabelë të re të instrumenteve.

Ky Touareg One Million ka dal në shitje në Evropë me një çmim fillestar prej 80 mijë euro, për variantin me motor 3.0 litërsh V6 me naftë që prodhon 282 kuajfuqi.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.