VOLKSWAGEN: GOLF 8-shi deri në fund të vitit

në kategorine Auto

Prodhuesi gjerman i veturave është duke bërë përpjekje që ta lansoj gjeneratën e tetë të modelit më të shitur në Evropë deri në fund të 2019-ës.

Shefi i Volkswagen, Herbert Diess në një deklaratë për media ka thënë se kjo kompani është duke u përpjekur maksimalisht që të prodhoj në seri golfin e ri deri në fund të këtij viti.

“Ne po punojmë shumë për të përfunduar veturat dhe për ti dorëzuar ato para fundit të vitit”, ka thënë Diess.

Gjatë zhvillimit të gjeneratës së re të Golfit, inxhinierët e Volkswagenit kanë hasur në probleme softuerike, pasi ajo planifikohet që të jetë e lidhur në internet gjatë gjithë kohës por jo veçori do ta ekspozoj kompjuterin e veturës ndaj sulmeve të mundshme kibernetike dhe për këtë kërkon masa të gjera të sigurisë. Softueri i Golf 8-shit pritet të jetë shumë më kompleks se sa ai që gjendet në gjeneratën e tanishme, Golf 7.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.