VMRO-DPMNE: Sa qesharak duket Taravari kur thotë se është pro-evropian

Në konferencën e sotme për media, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski u pyet për deklaratat e ASH-së për atë se VMRO-DPMNE është parti e pareformuar dhe se Aleanca është për sjellje evropiane.

Ai thotë se Taravari është shumë qesharak sepse sipas tij, kjo qeveri pro evropiane ka shpërngulur të rinjë pesë herë më tepër se 20 vitet e kaluara, informon Zhurnal.

“Sigurisht se është evropiane Taravari ta lutë VMRO-DPMNE-në të votojë për të në Gostivar, atëherë VMRO-DPMNE-ja ishte e reformuar. Kur Aleanca u nënshkrua për rënie të Qeverisë, Taravari nënshkroi për VMRO-në apo kundër BDI-së? Ideja evropiane nuk është lutje dhe shantazhim për funksione dhe punësime të anëtarëve të partisë. Ndërsa Taravari hynë në Qeveri në kohën e së cilës kanë migruar pesë herë më tepër njerëz se sa në 20 vitet e kaluara”, tha Stoillkovski.

Ai shtoi se Taravari është qesharak kur përpiqet të arsyetojë veten dhe dëshirën e tij për pushtet dhe funksione, dhe që i është kujtuar tani se është për Europë. Ai bashkë me Artanin, Bujarin dhe disa të tjerë evropianë do na futeshkan në Europë.

“Besojmë se edhe ai qeshet me vetveten në mbrëmje kur dëgjon deklaratat e veta, të cilat janë aq transparente sa që në atë këndvështrim edhe Menduh Thaçi do të ishte vizionar”, theksoi Stoillkovski.