VMRO-DPMNE: Po keqpërdoren paratë nga fondet evropiane

VMRO-PMNE-ja opozitare ka organizaur marsh protestues në Shkup, kundër keqpërdorimit të fondeve evropjane. Sipas Antoio Milloshovskit nga kjo parti bëhet fjalë për tre proekte kontraverze që kapin shumën prej 500 mijë eurosh, para nga fondet evropjane që kanë qenë të dedikuar për qytetarët e vendit.

“Bëhet fjalë për tre proekte kontraverse të Drejtoreshës Lidija Dimova më vlerë prej 500 mij eurosh, prej të cilëve një projekt është për trajnimin e gomarëve, i dyti është përzgjedh djathin dhe i treti për një të afëm të saj që posedon floktari. Ne vlerësojmë se këto 500 mij euro do të ishin më të  dobishme nëse u dedikoheshin 3 spitaleve në Strumicë, Prilep, Tetovë të cilave u duhen edhe mjete dhe  ndihmë për tu përballur me pandeminë. Konsiderojmë që zonja Lidija Dimova jo vetëm që duhet të jep dorëheqje por duhet edhe të parashtrohet padi penale kundër saj dhe dilemën që kemi është se a ka në këtë rast konflikt interesash edhe me deputetin e LSDM së Vellkovski i cili është vëllau i drejtorit të sh.f në Kavadar që ka fituar shumë të madhe parash në vlerë prej rreth 200 mij euro dhe vallë a do të duheshte që të dy për arsye morale të dorhiqen. Në këtë mënyrë vihet në rrezik të madh akreditimi i agjencisë kombëtare në vendin tonë e cila mundet të mirret nga KE dhe më pas të mos mundemi të vendosim vet për proekte që janë në interes të arsimit në vendin tonë.”, tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.