VMRO-DPMNE: Nxënësit edhe pa libra edhe të rrezikuar nga denoncimet për bomba

Shkup, 8 shkurt – Situata me denoncimet e rrejshme për bomba është alarmante, e MPB tanimë pesë muaj nuk mund t’i gjejë kryerësit. Kështu shprehen nga VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese për media.
Sipas tyre, denoncimet e rrejshme për bomba dëshmojnë se sistemi i sigurisë është i dështuar.
“MPB dhe Spasovski asgjë nuk punojnë. Tanimë pesë muaj me radhë Maqedonia është në shënjestër të lajmeve të rreme, ndërsa Oliver Spasovski jo vetëm që nuk mund t’i gjejë se kush i dërgon por nuk ka dhënë përgjegjësi. Madje disa muaj me radhë, një numër i madh i objekteve, aeroporti i Shkupit, stacioni hekurudhor, objekte tregtare, institucione shtetërore janë nën kërcënim të bombave”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE, informon Zhurnal.
Sipas tyre, Qeveria, Kovaçevski dhe Spasovski janë të paaftë të sigurojnë paqe, por edhe siguri për qytetarët e shtetit.
“E gjithë situata shkakton frikë dhe panikë jo vetëm te nxënësit dhe prindërit e tyre, por edhe te të gjithë qytetarët. Në vend që në bankat shkollore, nxënësit qëndrojnë jashtë në temperatura minus derisa MPB i kontrollon shkollat. Nuk ka libra, por për këtë ka alarme për bomba. Humbet mësimi, ndërsa ministri Jeton Shaqiri në vend se të tregojë se do të kompenzohen orët e humbura, le të kërkojë nga kolegu Spasovski të zbulojë kush qëndron prapa këtyre bombave”, thuhet në kumtesën partiake.
VMRO-DPMNE akuzon se qeveria e Kovaçevski siguron tenderë dhe biznese dhe për këtë shkak nuk ka kohë të meret me denoncimet për bomba./Zhurnal.mk