Vlorë/Pastrimi i rrjetit të ujësjellës kanalizimeve, në funksion të plotë për sezonin turistik

në kategorine Shqipëri

TIRANE, 13 gusht /MEDIAL/- Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, vijon punën e nisur prej disa ditësh për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve dhe stacioneve të pompimit.
Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Dorian Xhelili, për punën e realizuar në këtë drejtim shprehet se, “që në orët e para të mëngjesit të së martës, krahas pastrimit të rrjetit janë kryer edhe punime për mirëmbajtjen e linjës së ujërave të zeza, përgjatë të gjithë zonës së shëtitores kryesore të qytetit deri në Lungomare”.
Grupet e punës të Ujësjellës Kanalizime në Vlorë, janë angazhuar çdo ditë për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve dhe riparimin e defekteve të mundshme në këtë rrjet.
Xhelili tha se, javën e kaluar janë kryer pastrimet në pjesën e stacioneve të pompimit që ndodhen në këtë zonë dhe tani po vijon puna në të gjithë pjesët e tjera të rrjetit që ndodhet në këtë shëtitore.
Pastrimi i rrjetit të Ujësjellës Kanalizimeve, thekson ai, ka një rëndësi të veçantë për qytetin bregdetar të Vlorës, i cili aktualisht ka një fluks të shtuar turistësh dhe pushuesish ndaj dhe angazhimi ynë është më i madh.
“Në sheshin e Flamurit në Vlorë puna është përqendruar në pastrimin e kanaleve të ujrave të bardha të cilat derdhen në hidrovorë. Kemi përfunduar investimin tonë në rrjetin e ujësjellës kanalizove përsa i takon pjesës Muze të qytetit, shtrimin e linjës së re të kanalizimeve dhe puna do të vijojë me lidhjen e pjeses së re me linjës ekzistuese” – shpjegoi Xhelili.
Sipas tij, pjesë të ndryshme të qytetit deri tek rruga Transballkaniake janë pastruar dhe puna sistemi po funksionin normalisht. Ai u shpreh se, hedhja e mbetjeve nga bizneset apo qytetarët mbetet problem ndaj kërkoi mbështetjen e tyre për mirëmbajtjen e mjedisit të pastër.
.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.