Vizitë zyrtare e të dërguarit të posaçëm të BE-së për Evropë

Shkup, 3 shkurt – I dërguari i posaçëm i Kanadasë për Bashkimin Evropian dhe Evropë, Stefan Dion prej 6 deri më 8 shkurt do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut. Fokusi i vizitës, siç informojnë nga Konsullta e Kanadasë në Shkup, është riafirmimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral dhe marrëfhëniet mes Kanadsë dhe Maqeodnisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës, i dërguari i posaçëm Dion do të tkaohet me presidentin, Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministra të Qeverisë, si dhe me përfaqësues të bashkësive qytetare, kultirore dhe afariste në Maqedoni të Veriut.

Stefan Dion është ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kanadasë (nëntor 2015 – janar 2017), më pas ka qenë i emëruar i dërguar i posaçëm i kryeministrit në BE dhe Evropë, ambasador i kanadasë në Gjermani (2017-2022) si dhe ambasador aktual i Kanadasë në Francë dhe Monako.

I dërguari i posaçëm Dion e përfaqëson lidershipin kanadez në botë për interesat kyçe globale, përfshirë edhe promovimin e të drejtave universale të njeriut, demokracinë, përpjekjet për paqe dhe stabilitet, tregti të qëndrueshme, sfidë globale klimatike dhe përkushtim i Kanadasë ndaj llojllojshmërisë, theksojnë nga Konsullata kanadeze në Shkup.