Vijat e bardha, arroganca e këmbësorit dhe shoferët “gangsterë”

Nga Prof. Perlat Kapisyzi

Ka njerëz të cilët presin vijat e bardha për tju ngazëlluar edhe fizikisht prioritetit që përfitojnë nga mirësjellja dhe jo respekti dhe admirimi i të tjerëve.

Deri në momentin që ata çapisin në trotuaret bashkë me komunitetin bëjnë nje hecje mëse të zakonshme pse jo edhe të rëndomtë, rëndomësi që arrin në kufirin e të luajturit të rolit të” pengesës” për bashkëkëmbësorët të cilët mundohen të hecim me rritmin e domosdoshëm që ja përcakton angazhimi dhe ambicia që kanë.

Këta këmbësor “ pengesa” eglendisen në vorbullën e jetës duke të kujtuar për një moment lëvizjet pasive të kandilave drejtimi i të cilëve varet plotësisht nga dallgët apo valëzat e vogla të detit. Këta kandil përpiqen të shfrytëzojnë momentin- qetësinë e gënjeshtër të detit-oqean për të çliruar jashtëqitjen” djegëse” me pasojat përvëluese për këdo që i del përpara. Për një moment sa hap dhe mbyll sytë këto këmbësor “pengesa” e shohin veten tek vijat e bardha. Ka ndodhur mbrekullia.por jo ashtu kot fare .

Këta këmbësor “pengesa” kishin divizën e tyre të huazuar nga Darvini “ mbijeton jo ai që është më i mëncur por ai që përshtatet më shumë. Nga të zakonshëm kur askush nuk e kishte mëndjen tek ata, këta këmbësor të rëndomtë shndërohen në” personazhe Hollywood “.

Sa u takon këmba tek vijat e bardha ata si Zeusi marrin fuqi dhe mënçuri(duke Ju gënjyer mendja). Ngadalësojnë hapin, me shikimin drejt pa marr mundimin të shikojnë se kush po i respekton dhe jo më largqoftë të shprehin në një mënyrë ose tjetër respektin e ndërsjelltë, çapiten duke u lëkundur sa majtas djathas me trupqëndrimin sikur të kishin gëlltitur ndonjë kallam palme.

Vijat e bardha i dhanë atyre mundësinë të përjetonin atë që kishin ëndëruar duke u lëkundur nëpër shezllone apo zvaritur hijeve ndryshe nga disa të tjerë që kishin luftuar gjatë jetës për të merrituar atë përjetim. Këta “ këmbësor pengesa” shfrytëzonin cdo vijë të bardhë për të shprehur arrogancën në lëvizjet e trupit dhe përdredhjet e shpirti. Dhe këtë sjellje ata e quanin normale sepse ishin tek vijat e bardha të cilat i jepnin guximin e të paditurit dhe forcën e shpirtrave të varfër të endur nga djalli.

E keqja e shtyrë nga qëllime shumë të liga nëpërmjet vijave të bardha bënë dëme shumë të mëdha duke shkelur me këmbë të mirën që guxon të heci përkrah rastësisht. Shoferët e shohin këtë shfaqje cdo ditë, ata si qytetarë dhe pjesë e së mirës përpiqen të respektojnë vijat e bardha dhe nëpërmjet tyre edhe këmbësorët që kalojnë Këmbësorët respektohen prej vijave të bardha me ose pa mirësjellje.

Këmbësorët “pengesë” ndonëse nuk e merritojnë atë respekt edhe ata respektohen por kursesi me mirësjellje apo admirim. Me hapat e tyre çuditërisht ata bëjnë shpejt, shumë pisë bardhësinë e vijave duke shkaktuar pasiguri,konfuzion, zhgënjim dhe ndotje ambientale dhe morale.

Ashtu si këta këmbësor” pengesa “ ka edhe shoferë “ gangsterë” të cilët duke fërshëllyer gomat dhe frenuar mbi vijat e bardha shkaktojnë ndotje jo vetëm akustike por edhe panik shpirtëror deri në kufirin e neverisë . Këta “ shoferë” që drejtojnë gjithfar makinash përpiqen të përfitojnë nga frika e këmbësorëve “pengesë”. Ata ja u dinë pikat e dobëta, ata i njohin se sa shumë këta këmbësor luftojnë vetëm që të përfitojnë të mirat dhe privilegjet e vijave të bardha.

Dhe për një moment shikon situatat sesi arroganca qesharake , përqasjet dritëshkurtër tejet egoïste te këmbësori “pengesë” veniten, ai ndalon dhe i hap rrugën me përparësi makinave të shefave të tyre dhe të stacioneve televizive shoferët e të cilëve i shikojnë me përbuzje. Këmbësorët “ Pengesa” si pjesë e së keqes pranojnë lehtësisht çdo të keqe tjetër vetëm që ato të gëzojnë vërdallisjen në vijat e bardha.

Ata për hirë të vijave të bardha që u japin atyre pushtet mundohen që jo rallë herë jo vetëm të nxjerin nga vijat e bardha këdo që nuk i hap rrugë shoferëve gangster por edha ata vet të hecin përkohësisht jashtë vijave të bardha. Jashtë vijave të bardha për hir të vijave të bardha. Në këto momente ata nuk gëzojnë jo vetëm admirimin , jo vetëm respektin por as mirësjelljen e qytetarëve.