Vidhen 7 milionë lekë tek drejtoria e Patentave, reagon institucioni i drejtuar nga Blendi Gonxhe

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kasaforta e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Tiranë është vjedhur nga persona të paidentifikuar.

Dyshohet se kanë qenë dy autorë ata të cilët kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Transportit Rrugor duke vjedhur një shumë parash.

Autorët kanë hapur një prej kasafortave dhe kanë marrë pak më shumë se 7 milionë lekë të vjetra.

Vjedhja e kasafortave u zbulua mëngjesin e sotëm nga pastruesja.

Në lidhje me rastin DPSHTRR sqaron se përpos policisë po bëhet edhe një audit i brendshëm nga ana e këtij institucioni për të zbuluar ngjarjen.

Ndërsa lajmi i mirë është se lekët kanë qenë të siguruara në kompani private sigurimi.

Sqarim publik: Nga verifikimi i dokumentacionit dhe sistemit, rezultoi se nga ngjarja e vjedhjes në drejtorinë rajonale Kashar mungon shuma prej 706,148 lekë të reja. (Përveç hetimit do ketë dhe auditim të posaçëm nga DPSHTRR!) Vijon hetimi nga organet kompetente që do përcaktojë në detaj çdo element për t’u vijuar më pas me nxjerrjen e çdo përgjegjësie ligjërisht. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të dt. 24.06.2020 (rreth orës 02:15-03:15) nga persona të maskuar, gjatë kohës që shërbimi ka qenë i mbyllur dhe në përgjegjësinë e subjektit që ka kontratë (deri në 23.07.2020) për ruajtjen e objektit.

LAJM POZITIV nga DPSHTRR, për t’u ditur që çdo vlerë financiare garantohet! Subjekti BKT, me të cilin DPSHTRR ishte në proces gjyqësor për një ngjarje me pasojë vjedhjen e shifrës së 5,401,420 lekë të reja, e ndodhur gjatë transferimit së xhiros së DRSHTRR Laç, në dt. 27.12.2017, ktheu shumën përkatëse në llogarinë e DPSHTRR në dt. 22.05.2020! Haka do kthehet te i zoti për sa kohë çdo procedurë e drejtorive tona rajonale, me bankat apo kompanitë e sigurisë garanton gjithë vlerat monetare, dhe i bëhet hyzmeti çdo qindarke të arkës sonë! 😅👊✌️