(VIDEO) VOLVO VERA, kamioni elektrik vetëvozitës që transporton kontejnerët

në kategorine Auto/Video

Kamioni elektrik vetëvozitës i Volvos, i quajtur Vera, filloi të përdoret për transportimin e kontejnerëve në portin e Geteborgut në Suedi.

Vera ka sistemin elektrik të tërheqjes të kamionëve të Volvos, FL Electirc dhe FE Electric, por për dallim prej tyre nuk ka kabinë fare sepse ky kamion është i pajisur me sistemin e vozitjes autonome, transmeton Koha.net.

Ky kamion, i cili është parë në portin e Geteborgut, është prodhim i bashkëpunimit mes Volvo Trucks dhe kompanisë logjistike DFDS dhe qëllimi është që të tregohet se Vera është në gjendje të shërbejë si automjet autonom transportues me zero emetim të gazrave dhe se është shumë i saktë në relacionet e shkurtra.

Në Geteborg, këta kamionë elektrikë vetëvozitës tashmë po qarkullojnë nga qendra logjistike deri në terminalin e portit, duke transportuar kontejnerët e anijeve. Po ashtu, këta kamionë lëvizin me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë dhe lëvizja e tyre mbikëqyret nga Kulla e Vrojtimit.

“Ky projekt është hapi i parë për lëvizjen e kamionëve vetëvozitës në rrugët publike në kuadër të zonave të mëdha industriale”, thotë Volvo Trucks.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.