(VIDEO) Tetovari me plis të bardhë mes Moskës, përgatit ushqimet më të shijshme në Rusi

në kategorine Lajme/Stardust

Një shqiptarë me plis në mes të Moskës në Rusi ka zënë vendin e parë me kuzhinën shqiptare në evenimentin tradicional që po mbahet atje.

Në këtë eveniment tradicional ku kanë marrë pjesë shumë universitete botërore Rufi Shabani nga Tetova ka zënë vendin e parë edhe atë duke gatuar kështu ushqim tradicional shqiptarë.

“Përshesh me mish, tavë kosi dhe byrek me mish”, janë ushqimet që i numëron Rufiu me të cilët ka fiuar në evenimentin në fjalë.

“Kam marrë pjesë edhe në prezantimin e kuzhinës tradicionale shqiptare duke gatuar me plis në kokë dhe me veshje kombëtare ku edhe kam marrë vendin e parë në Universitetin e Moskës. Rusët e pëlqejnë shumë gatimin dhe ushqimin shqiptarë”, ka deklaruar Rufiu për Gazetën Lajm.

Rruga jetësore e Rufit është mhaft interesante. Si shum të rinj tjerë në Maqedoni, deri në në vitin 2009 ai ka qenë qenë pa punë. Një periudhë ka punuar në një furë druri dhe aty i ka lindur ideja të bëhet pizzaiol. Ky ka qenë momenti kyç për karrieerën e Rufiut, sepse më vonë pas disa muajve ka marrë ftesë nga vëllau të shkoj në Moskë për të punuar.

Dhe aty ka filluar realizimi i një ëndërre të bukur për Rufiun, që zgjat sot e kësaj dite.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.