Video takim i Zaevit me OSBE/ODIHR në Shkup – Misioni vëzhgues i ka të gjitha kushtet përkatëse për vëzhgimin e procesit zgjedhor

Shkup, 23 qershor 2020

Kryetari Zoran Zaev sot pati video takime të ndara me shefin e Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut Klemend Koja dhe me shefen e Misionit vëzhgues zgjedhor të OSBE/ODIHR, Laima Andrikiene.

Në bisedimet Zaev konfirmoi se misioni i OSBE/ODIHR-së la kushte përkatëse për vëzhgim të plotë të procesit zgjedhor, Njëkohësisht, u diskutuan standardet për zhvillimin e fushatës zgjedhore dhe ditën zgjedhore, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen nga koronavirusi, me ç’rast u theksua se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për fushatë të sigurt dhe ditë të sigurt zgjedhore dhe sigurt dhe pa kurrfarë rreziqe ta realizojnë të drejtën e tyre të votës.

Kryetari Zaev kumtoi se LSDM-ja dhe qeveria i kanë bërë të gjitha kushtet për luftë të barabartë zgjedhore të të gjithë aktorëve politikë dhe në atë mënyrë e konfirmuan pjekurinë e shtetit, pas një kohe të gjatë të organizojë zgjedhje korrekte, demokratike dhe të lira.

Nga ana e Zoran Zaevit u kërkua që OSBE/DIHR ta vëzhgojë punën e të gjitha institucioneve të përfshira në procesin zgjedhor, me qëllim që të gjithë të jenë në krye të detyrës.

Në fund Zaev konkludoi se këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për kthimin e institucioneve legjitime funksionale,si dhe për vazhdimin e shtetit në rrugë të drejtë përmes të cilit shkon në tre vitet e fundit.

Qendra për komunikime me opinion e LSDM-së

__________________________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre