(VIDEO) Italianët zbulojnë super-veturën e re me 965 kuajfuqi

në kategorine Auto/Lajme/Video

Kompania italiane e super-veturave Puritalia Automobili ka zbuluar modelin më të ri Berlinetta në pranverë të këtij viti, i cili do të dalë në rrugë gjatë vjeshtës.

Berlinetta është një hibrid në të cilin motori V8 dhe ai elektrik kombinohen për të zhvilluar 965 kuajfuqi, duke e bërë këtë super-veturë në një model hibrid më të fuqishëm italian, më të fuqishëm se LaFerrari i vitit 2013 me 950 kuajfuqi.

Puritalia Berlinetta është i gjatë 4.5 metra, i gjerë 1.9 metra, boshtin e rrotave prej 2.7 metra, si dhe peshon 1.410 kilogramë.

Berlinetta, po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2.7 sekonda ndërsa deri në 200 km/h për 7.2 sekonda.

Gjithashtu, Berlinetta do të jetë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e pasme.

Puritalia thotë se këtë super-veturë të re do ta prodhojë në seri të kufizuar prej vetëm 150 njësive, ndërsa çmimi i saj fillestar (pa taksë) do të jetë 465.000 euro./ksp

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.