(VIDEO) Anthony Hopkins i bie pianos dhe macen e tij e ka “fanse më të madhe”

në kategorine Galileo/Lajme

“Fansja ime më e madhe”, kështu Anthony Hopkins përkufizon macen e tij, që mbi gjunjët e aktorit, duket se e vlerëson shumë talentin muzikor të padronit të saj.

I famshmi Hannibal Lecter i filmit “Silence of the Lambs” ka postuar një video në Twitter, në të cilën duket se luan në piano me felinin e ekzaltuar…

Aktori ka nisur të luajë në piano në moshën 6 vjeçare dhe në fillim të karrierës së tij teatrale, Hopkins, i ri asokohe, u pranua në “Welsh College of Music and Drama”, falë edhe aftësisë për t’i rënë pianos.

Embedded video

Ditët e shkuara, Hopkins kishte shpërndarë një tjetër video ndërkohë që luante diçka të tijën në piano, duke marrë shumë komplimente dhe mijëra klikime. E duket se Hannibali ‘i tmerrshëm’ luan edhe kitarën dhe ushtron gjithashtu artin e pikturimit. Me pakë fjalë një artist i vërtetë.

Nuk është e gjitha. Hopkins është edhe kompozitor, kolona zanore të të cilit janë në tri filma si: Return Journey” (1990), “August” (1996) dhe Slipstream (2006), si dhe albume të ndryshme të regjistruar me muzikë klasike.

Jo vetëm kaq, ai ka debutuar nën petkun e pianistit me një album të titulluar thjesht “Anthony Hopkins – Composer”, publikuar më 16 janar të 2012./oranews

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.