Nju-Jork, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Njëra nga aplikacionet për porosi dhe komunikim falas në botë, kompania “Rakuten Viber” tregoi se i ndërpret të gjitha marrëdhëniet zyrtare me Fejsbukun.
“Keqpërdorimi i të dhënave të përdoruesve dhe pamundësia të kundërshtohemi në retorikën e dhunshme të Fejsbukut, i tejkaloi të gjitha masat, për shkak të së cilës Viber ndërmerr masa adekuate, si për shembull pezullim të pagesës për hapësirën e reklamimit dhe mënjanim i të gjitha pikave të kontaktit nga platforma e tij që të mbrojë më shumë se miliarda shfrytëzues të saj”, shkruan në kumtesë.
Drejtori ekzekutiv kryesor i Viberit, Xhamel Agaua deklaroi se Fejsbuk vazhdon ta interpretojë rolin e saj në mënyrë të gabuar në botën bashkëkohore.
Aktivitetet që do të rezultojnë me mënjanim të pikave për kontakt me Fejsbukun nga aplikacioni Viber, do të përfundojnë deri në fillim të korrikut 2020, ndërsa hapësira për reklamim të Fejsbukut menjëherë do të mënjanohet, shkruan në kumtesë. sa/