”Partia Demokratike e Kosovës po i shërben qytetarëve e demokracisë në vend duke treguar një model proaktiv konstruktiv opozitar të ngjashëm me vendet perëndimore me demokraci të konsoliduar e krejt ndryshe nga mënyra bllokuese e konfliktuale e sjelljes që kanë pasur të gjitha partitë e tjera kur kanë qenë në opozitë”, tha Veseli
Në një reagim përmes facebook-ut, Kadri Veseli shton se PDK-ja, qëndrimin e saj opozitar po e shfrytëzon për të vazhduar reformat e saj me synim rikthimin e tyre në fitimtarë.
”Qëndrimin në opozitë, PDK-ja po e shfrytëzon për të vazhduar reformat e saj që synojnë ta kthejnë partinë tonë si fitimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare”.
Këto komente vijnë derisa Veseli u ka uruar mirëseardhje në PDK, disa të rinjve në degën e këtij subjekti në Kamenicë.
”Prandaj po rifreskon strukturat dhe zgjeron anëtarësinë me të rinj të talentuar sikurse janë këta që sapo kanë aderuar në degën e e Kamenicës. Këtyre profesionistëve të rinj e të mirëkualifikuar në fusha të ndryshme i urova mirëseardhjen dhe i falënderova për besimin që po i japin PDK-së. Ndërkaq, dera jonë do mbetet gjithmonë e hapur për ata të rinj patriotë të ndershëm e profesionistë që duan të çojnë Kosovën përpara”, ka shkruar Veseli. /Lajmi.net/