Vendime për izolim për 566 qytetarë në 24 orët e fundit

Shkup, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – 566 persona morën vendime për izolim, ndërsa 178 persona nënshkruan deklaratë për vetëizolim gjatë 24 orëve të fundit, kumtoi MPB-ja.

Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek persona në izolim dhe vetëizolim, me ç’rast ëshë konstatuar se dy persona nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetëizolim.

“Nga hyrja në fuqi e dekretit për mosrespektim të vendimeve për izolim dhe vetëizolim prej 12.06.2020 deri sot 22.06.2020 në karantinë shtetërore me shpenzime të veta janë dërguar gjithsej 13 persona, mes të cilëve edhe një nëpunës policor, ndërsa kundër personave do të parashtrohen edhe kallëzime penale sipas nenit 206 nga Kodi penal i RMV-së. Gjithashtu, lidhur me masën për mosmbajtje të mbrojtjes në fytyrë janë regjistruar 707 kundërvajtje”, shtohet në kumtesë. ab/