Vendet evropiane e zvogëlojnë TVSH-në për turizmin, Turqia më së shumti

Zagreb, 16 korrik 2020 (MEDIAL) – Njëmbëdhjetë vende evropiane kanë vendosur të zvogëlojnë përkohësisht TVSH-në për shërbimet turistike, duke dashur kështu që të paktën përkohësisht të ndihmojnë sektorin e turizmit, i cili është ndër më të goditurit nga pandeMEDIAL e koronavirusit, shkruan portali kroat “pari.hr”.

Sipas Shoqatës evropiane të hoteleve, restoranteve dhe objekteve të hotelerisë (HOTREC), edhe Turqia edhe Greqia, ndër të tjera, kanë vendosur të bëjnë të njëjtën gjë, por deri tani Kroacia nuk është në mesin e tyre.

Turqia ka vendosur që nga 1 prilli e deri më 30 nëntor të vitit 2020, të zvogëlojë TVSH-në në segmentin e hotelit nga tani tetë përqind të ulëta, në vetëm një për qind, që është TVSH-ja më e ulët në çdo segment turistik në Evropë.

Greqia e zvogëloi TVSH-në nga 24 për qind në 13 për qind në segmentin e pijeve joalkoolike, ndërsa nga sektori i hotelerisë nga 13 për qind në vetëm pesë për qind.

Në Kroaci, ndërkohë, turizmi aktualisht tatimohet në dy nivele – 25 për qind dhe 13 për qind, nga të cilat norma e ulur u vendos vetëm kohëve të fundit, ekskluzivisht për segmentin e përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit dhe ëmbëlsirave jashtë restoranteve. bs/bsh/