Vendbanimet Kamjan dhe Bogovinë do të fitojnë rrjet të kanalizimeve

Shkup, 17 gusht – Përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Bogovinës dhe përfaqësuesit e kontraktorëve të zgjedhur dhe mbikëqyrjes në Kamjan, sot mbajtën një takim për fillimin e punimeve të projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në vendbanimet Kamjan dhe Bogovinë në komunën e Bogovinës.

Projekti që do të sigurojë një sistem për bartjen e ujërave të ndotura komunale për të dy vendbanimet është projektuar si një aktivitet trevjeçar.

Siç theksohet në kumtesën e MMJPH-së në vendbanimin Kamjan, rrjeti i kanalizimeve do të mbulojë 101 krahë me një gjatësi totale prej rreth 23 km. Vlera e kësaj pjese të projektit është rreth 123 milionë denarë. Rrjeti i kanalizimeve në vendbanimin Bogovinë do të mbulojë 85 krahë me një gjatësi totale prej 28 km, dhe vlera e kësaj pjese të projektit është rreth 143 milion denarë.

Në takim u dakorduan që të përgatitet një Plan dinamik brenda 15 ditëve sipas të cilit do të realizohen punimet e ndërtimit.

Ndryshe, projekti është financuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.