Vazhdon rritja, shifra shqetësuese ditore me COVID-19 në Gjermani

Gjermania ka vazhduar me trendin e rritjes së rasteve ditore me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 7,334 në 348,557, treguan të premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i të vdekurve u rrit me 24 në 9,734, treguan të dhënat e RKI. /Lajmi.net/