Vang: Askush nuk dëshiron luftë të tretë botërore

Pekin, 26 prill- Shefi i diplomacisë kineze, Vang Venbin sot ka deklaruar se “askush nuk dëshiron shpërthim të luftës së tretë botërore”.

Deklarata e tij vijon pasi ministri rus për Punë të Jashtme, Sergej Lavrov ka theksuar se është reale rrezik nga lufta bërthamore.

Vang ka thënë se Kina shpreson se “do ta ruajë paqen” dhe se dy palët “do të jenë të përmbajtur” si dhe “do të shmanget që Evropa dhe bota të paguajnë çmim më të lartë”.

“Ne duhet të mendojmë se si vorbulla e konflikteve gjeopolitike është rritur përsëri në Evropë, më shumë se 30 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë”, tha Vang./Zhurnal.mk