Valon Berisha: Dua ta shijoj sezonin e rilindjes

në kategorine Sport

Valon Berisha shpreson ta ketë një sezon pozitiv në fanellën e Lazios pas atij të errët që e pati

Valon Berisha e kaloi një sezon të vështirë në fanellën e Lazios, shkruan Gazeta Express.

Lëndimet
e kohëpaskohshme ia pamundësuan ta gjejë formën ideale në kampionatin italian,
ku ishte transferuar nga Salzburgu.

Megjithatë,
së fundmi mesfushori kosovar i është bashkuar ekipit të Lazios në përgatitje
dhe po ushtron fort për t’u rikthyer Valoni i dikurshëm.

Futbollisti
i lindur dhe rritur në Norvegji shpreson ta ketë një sezon pa lëndime dhe me
formë të mirë.

“E
kam kaluar një vit të vështirë, që nga fillimi. Po angazhohem në maksimum për
ta shijuar një sezon të rilindjes”, ka thënë përfaqësuesi kosovar.

Atij
i nevojitet minutazh për ta rikthyer formën dhe ritmin e lojës.


ndeshje me Celta Vigon iu ofruan 10 minuta, por trajneri Simone Inzaghi mund ta
aktivizojë më shpesh në javët në vazhdim.

Berisha pritet të luajë ndeshje kampionale në muajin shtator pas ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020 të Kombëtareve. /Gazeta Express/

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.