Valdrin Mustafa bëhet pjesë e Përfaqësueses së Kosovës

në kategorine Diaspora

E Enjte, 8 Gusht 2019 – 9:00
albinfo.ch

Pas Florent Muslijajt një tjetër talent i skuadrës gjermane Hannover 96 ka vendosur t’i bashkohet ekipeve tona kombëtare.
Bëhet fjalë për talentin Valdrin Mustafa, të cilit i dëshirojmë mirëseardhje në ekipin e Dardanëve, bën të ditur FFK-ja.
“Në emër të KE të FFK-së dhe stafit të ekipeve Kombëtare, falënderoj ambasadorin Beq Cufaj dhe stafin e ambasadës në Berlin, Fekmi Kongjelin e Besim Zenelin, si dhe futbollistin Valdrin Mustafa që pas bisedimeve të përbashkëta dhe insistimit të këtyre njerëzve dhe FFK-së vendosi që tash e tutje ta bartë fanellën e Dardanëve”, thotë kreu i FFK-së, Agim Ademi.
Ademi tutje i ka uruar mirëseardhje Mustafës.
“Mbi të gjitha vlerësoj dëshirën e Valdrinit për të qenë kontribuues për vendin e rrënjëve të tij, për familjen dhe popullin e tij. Po ashtu, një falënderim i veçantë edhe për familjen e këtij futbollisti që e ka rritur atë në frymën patriotike. Mirë se vjen Valdrin Mustafa”, ka thënë Ademi përcjell Albinfo.ch.
 

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.