Vaksina ruse kundër Kovid-19 e ka ulur vlerën e metaleve fisnike

Londër, 12 gusht 2020 (MEDIAL) – Çmimet e metaleve fisnike kanë shënuar ulje drastike në bursat aziatike dhe amerikane.

Çmimi i arit është ulur për madje 5,2 për qind dhe një uncë ari është shitur për 1.921,50 dollarë, që është ulja më e madhe ditore në shtatë vitet e fundit dhe është shumë më pak nga vlera që të premten u shit një uncë ari për 2.072,50 dollarë.

Çmimi i argjendit gjithashtu është ulur nga 13.8 për qind, rënie më e madhe që nga tetori i vitit 2008 dhe ky metali i çmuar tregtohej nga 25.24 dollarë për një uncë.

Vlera e platinës është ulur për 4,7 për qind në 940,08 dollarë, ndërsa njëkohësisht është vërejtur edhe ulje e çmimit të paladiumit në 2,116,33 dollarë për uncë.

“Kjo është një goditje e vogël. Nuk mund t’i injoronim titujt në lidhje me vaksinën e mundshme ruse, kështu që optimizmi i investitorëve për investime në aksionet e kompanive vazhdoi,” deklaroi Eduard Moja, analist në shtëpinë broker “Oanda”.

Në bursat amerikane çmimi i arit është ulur për 4,6 për qind dhe një uncë u tregtua për 1.946,30 dollarë.

“Të dhënat më të mira ekonomike nga të priturat në SHBA ndikuan në shitjen e metalit të verdhë”, theksoi Mora.

Ai shtoi se edhe mëtej vlerë e arit është më e fuqishme. sn/

 

Таг