Vajtimi nuk sjell fryte….

Tash pas shkarkimit të zj. Vjosa Osmani nga pozitat zyrtare në LDK, lexojmë dhe ndëgjojmë vajtime, të zyrtarëve dhe kolegëve të zj. Osmani.

U tha, shumë her se LDK-VV do jetë koalicioni i shpresës. Sikur të ishte!

Ç’farë do bënim ne qytetarët tani?

Të humbnim shpresën, qesharake! Jo, me sa di unë, shpresa vdes e fundit.

Maratona e bisedimeve, tregoi qartë se ishte koalicionit i dështuar, ende pa u krijuar…

Vajtimi, mundë të krijoj statuja, po asnjëher punë, veprime dhe fryte.

Ju, politikan që i ndërroni fjalët më shpeshë se qorapët, bëhuni gati për ndryshime dhe humbje drastike të votave, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që ato të mbahen.

Të jesh, apo të mos jesh, në subjektin politik ku edhe je shpërblyer me pozita shtetërore, i erdhi fundi i qasjes së tillë. Të thuash se po, përjashtohem dhe diferencohem, nga subjekti politik, ku ju vet personalishtë keni qenë kundër vendimeve të subjektit, që i’u ka nominuar dhe shpërblyer me pozitë shtetërore, është shumë qesharake dhe aspak demokratike, s’ka demokraci këtu.

Ç’doher kur politikanët në Kosovë, dështojnë në poltik, i kthehen popullit!

Ku ēshtë populli derisa ata janē në pushtet?

Ēshtë shumë e vërtet se populli voton, po edhe më shumë e vërtet se populli nuk harron!

Qytetarët do i vlerësojnë, të gjithë….