Ushtria zbret në Napoli, për të forcuar karantinën pas shpërthimit të koronavirusit

Italia ka nisur ushtrinë në një qytezë bregdetare afër Napolit, pasi një shpërthim i koronavirusit në një kompleks apartamentesh që janë okupuar në mënyrë të paligjshme nga qindra punonjës migrantë shkaktoi konfrontime të ashpra me banorët.

Autoritetet njoftuan të enjten se më shumë se 40 persona që jetonin në ndërtesat e braktisura në Mondragone, 45 km larg Napolit, kishin rezultuar pozitivë për covid 19 dhe paralajmëruan se e gjithë qyteza mund të vendosej në karantinë nëse shpërthimi do të jetë përhapur më shumë.

Ndërtesat u izoluan për të parandaluar përhapjen e infeksionit por pamje nga televizioni shtetëror RAI, tregonin një grup banorësh që sfidonin urdhërin për të qëndruar në shtëpi dhe që marshuan përmes qytetit në shenjë proteste për atë që ata e konsideronin diskriminim racial.

Shumë nga ata që jetojnë në kompleks janë bullgarë që punojnë si mbledhës sezonalë frutash në fushat përreth qytetit.