Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe e drejta formale u bë pronar i pjesës së hapësirave të ish-kazermës “Ilinden”

Shkup, 23 maj – Me vendim të Qeverisë, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe të drejtës zyrtare u bë pronar i pjesës së objekteve në rrethin e ish-kazermës “Ilinden”, ku do të vendoset kampusi universitar. Në seancën e fundit të qeverisë, hapsirat që ishin planifikuar për këtë institucion të arsimit të lartë dhe të drejtës formale kaluan në pronësi të tij.

Në pjesën e objekteve të ceduara tashmë po realizohen investime ndërtimore për përshtatje dhe pajisje për nevojat e kuadrit mësimoro-shkencor dhe studentëve, për të cilat mjetet janë siguruar përmes Buxhetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Pres që aktivitetet ndërtimore të përfundojnë sa më shpejt, sepse me të drejtë, mungesa e hapësirës dhe e kushteve, paraqet pengesë të madhe në punë, dhe me tejkalimin do të ngritet motivimi për punë tek kuadri mësimoro-shkencor, por edhe për mësim të studentëve”, tha Shaqiri para disa muajsh kur shënoi fillimin e punimeve ndërtimore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.