Ulet niveli i grimcave PM10, nuk vlejnë më masat e vendosura
Shkup, 27 dhjetor – Koncentrimet e mesme ditore të grimcave PM10 në Shkup sot janë nën pragun e definuar të alarmit, për ç’shkak ndalojnë së vlejturi rekomandimet dhe masat për prag të tejkaluar të alarmit që ishin vendosur të shtunën, kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“Sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit më 26.12.2022, përqëndrimet mesatare ditore të grimcave të pezulluara PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit prej 150 мg/m3, epizodi i dy ditëve radhazi është ndërprerë në Shkup dhe pushojnë së zbatuari rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmimit” ceket në kumtesën e MMJPH-së.
Pas rekomandimit të MMJPH-së, Qeveria të shtunën solli vendim për hyrjen në fuqi të rekomandimeve dhe masave për tejkalim të pragut të alarmimit për grimcat e suspenduara me madhësi deri 10 mikrometra në Shkup, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë, ndërsa prej të dielës edhe në Gostivar. Dje u soll vendimi për heqjen e masave dhe rekomandimeve për tejkalim të pragut të alarmimit për grimca të suspenduara me madhësi deri 10 mikrometra për Gostivarin, Kërçovën dhe Kavadarin.
Masat në SHkup ishin vendosur pasi që në vendin matës në Qendër të enjten ishin matur koncentrime të grimcave PM10 prej 160,34 mikrogramë në metër kub, ndërsa të premten 248,51 mikrogramë në metër kub, përderisa në Lisiçe të enjten janë matur 189,94 mikrogramë në metër kub, ndërsa të premten – 259,01 mikrogramë në metër kub.