Ulërima sa për 30.000 tifozë”! Operatori i kamerës te Malaga harron

Një yll të ri ka gjetur Malaga, Armando Sadikun, që ka shpërthyer dhe po jep më të mirën e tij për këtë skuadër. Sa herë që ekipi spanjoll shënon në “La Liga 2”, me siguri të madhe që protagonisti kryesor do të jetë lojtari i Shqipërisë.

Kjo ndodhi edhe në përballjen e djeshme, atje ku nuk u arrit më shumë sesa një barazim me rezultatin 1-1 ndaj Extremadura. Sadiku e nuhati bukur aksionin e shokëve të skuadrës, për të mos gabuar përpara portës kundërshtare. Por më vonë do të vinte edhe barazimi i rezultatit, me Malagan që po vuan dhe nuk po i afrohet dot shkëlqimit të dikurshëm, që nuk diskutonte vetëm pjesëmarrjen në La Liga, por edhe në “Champions League”.

Aktualisht skuadra ku luan edhe Keidi Bare, po kërkon që të mos diskutojë luftën për vendet e fundit të renditjes. Për këtë arsye, operatori i kamerës në faqen zyrtare të Malagas ka harruar dhe nuk e ka përmbajtur veten, për të bërtitur në golin e Armando Sadikut

. “Një ulërimë që vlen sa për 30.000 tifozë që mund të ngrohin La Rosaledan”, shkruajnë mediat spanjolle, ndërsa edhe vetë faqja e klubit e ka shpërndarë këtë moment të veçantë..