Uji në Shkup i sigurt dhe cilësor për pije

Shkup, 10 gusht 2020 (MEDIAL) – Shkupjanët pinë ujë të shëndetëshëm për pije, tregon raporti javor për cilësinë dhe sigurinë  e ujit për pije,  nga analizat e zbatuara në Sektorin për  kontroll sanitar të Ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizim”.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej datës 4 deri më 7 gusht të viit 2020 ka marrë 146 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 146 mostra  për analizë mikrobiologjike të ujit për pije  nga 39 vende matëse  në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizës,  të gjitha mostrat i përgjigjen rregullores së kërkesës për siguri dhe cilësi të ujit për pije (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 183.18), kumtuan nga ndërmarrja. sa/