U shënua përvjetori i lindjes së ish presidentit Boris Trajkovski

Strumicë, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Me vendosjen e luleve para përmendores “Maqedonia”, të ngritur për nder të presidentit Boris Trajkovski, sot u shënua 64-vjetori i lindjes së tij.

Lule vendosën kryetari i Strumicës, Kosta Janevski së bashku me përfaqësues të Këshillit të Komunës, anëtarë të familjes Trajkovski, qytetarë, parti politike dhe shoqata.

Presidenti i dytë i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkkovski, lindi më 25 qershor të vitit 1956 në fshatin Monospitovë. Ai ishte binjak me vëllain Aleksandar dhe fëmija i tretë i familjes.

Nga tre vëllezërit Trajkovski tashmë asnjëri nuk jeton. Më i madhi Mojsej vdiq në prill të këtij viti. ab/